Kanë mbetur më shumë se 500 pacientë insulinëvartës të Podujevës pa ilaçin e domosdoshëm të tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ministria e Shëndetësisë nuk e ka furnizuar mjaftueshëm Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë me këtë ilaç që është në listën esenciale.
Këtyre pacientëve për një muaj u duhen 2.930 insulina, ndërsa Ministria e Shëndetësisë e ka furnizuar këtë institucion me 1.690 sosh. Pacientët janë të detyruar që të gjejnë mënyra të tjera të furnizimit me insulinë, duke blerë vetë këtë ilaç, pasi mosmarrja e terapisë së mjaftueshme mund të përkeqësojë shumë shëndetin e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Pediatria kërkon përfshirjen e pompave insulinike në Listën esenciale
-
SHSKUK-ja pranoi ampula me 3 muaj e 17 ditë afat të mbetur, disa spitale qe një javë kanë mungesë
-
Pacientët i blejnë vetë barnat - menaxhmenti i ShSKUK-së s'e mban zotimin për publikimin e gjendjes në stok
-
Pacientët u drejtohen rrjeteve online për alternativa, pasi s’gjejnë ilaçe në QKUK
-
126 mijë persona me sëmundjen e diabetit në Kosovë