Arbëri

PZAP dënon VV-në me 5,100 euro për vendosjen e kiosqeve në shesh

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në KQZ ka aprovuar ankesën e bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për vendosjen e kiosqeve në shesh.

“Pranohet si e bazuar ankesa e LDK-së me seli në Prishtinë ndërsa subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje me seli në Prishtinë i shqiptohet dënimi me gjobë në vlerë prej 5,100 euro të cilën detyrohet ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcënim të përmbarimit”, thuhet në vendimin e PZAP-së, raporton Koha.net.