Ky vit si edhe më parë po përfundon pa bashkëpunimin e Komunës së Pejës më Kryqin e Kuq për ndihma familjeve nevojtare.
Bashkëpunimi i ka munguar Kryqit të Kuq edhe me organizata të tjera humanitare, që ndihmojnë secila për vete familjet dhe individët me gjëra ushqimore apo me veshmbathje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mungesë të këtij bashkëpunimi dhe të një organizimi mes vete, siç thonë në Kryqin e Kuq të Pejës, shumë familje skamnore kanë mbetur gjatë vitit dhe tashti në fund të tij pa u ndihmuar.
“Në listat tona të Kryqit të Kuq i kemi të evidentuara 500 familje të nevojshme për ndihmë. Mirëpo as gjysma e tyre nuk do të gëzojnë ndihma as tashti para fundvitit. Ky numër i familjeve nuk është i madh për Pejën, po të kishte një organizim dhe bashkëpunim mes nesh, Komunës dhe organizatave bamirëse, e që fatkeqësisht kjo nuk ekziston. E po të ekzistonte, kishim mund t’u bënim ballë për çdo muaj rasteve nevojtare me gjëra ushqimore, veshmbathje, batanija e të tjera”, thotë Agron Kelmendi, sekretar i Kryqit të Kuq në Pejë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.