50 mijë aktivistë kanë pastruar deponi të egra në gjithë Kosovën, raporton KTV .
Aktiviteti nisi në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, sikurse viteve paraprake.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe vetë ministri i Mjedisit, Ferat Shala, sikurse paraardhësit e tij, mblodhi mbeturina.
Ky i fundit, muaj më parë tha se do t’i dënojnë të gjithë ata që hedhin mbeturina në vende të ndaluara. Por, kjo nuk ndodhi.
Derisa kompani të pastrimit e as përfaqësues komunalë nuk janë parë në këtë aksion, Kosovën e kanë pastruar pjesëtarë të FSK-së dhe punëtorë të Organizatës Botërore për Siguri dhe Bashkëpunim.
Institucioneve iu kërkua që ta mbrojnë mjedisin edhe në ditë tjera, e jo vetëm më 24 Maj.
“Ne kemi pastruar disa herë pjesë të ndryshme, por institucionet nuk i kanë mirëmbajtur ato si duhet, as policia e as inspektorët nuk kanë marrë masa”, ka Luan Hasanaj nga organizata “Let’s do it Kosova”.