Arbëri

Ministri i Drejtësisë do ta “forcojë krimin”

Descriptive Text

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, postimin e tij të parë në Facebook si ministër, e ka nisur mbrapsht.

Duke shprehur falënderimet e tij për besimin që i është dhënë për të drejtuar dikasterin e Drejtësisë, Tahiri ka deklaruar se do të punojë, përveç në forcimin e sundimit të së drejtës, do të punojë edhe në forcimin e sundimit “të krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

“Derisa ndjej përgjegjësi të partë për detyrën që do ta ushtroj, jam jashtëzakonisht i impenjuar që së bashku me të gjithë kolegët pranë MD-së të punojmë në forcimin e sundimit të së drejtës, krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Tahiri në postimin e tij në Facebook, raporton Koha.net.

Me të parë gabimin e tij, ose me t’i treguar dikush, ai e ka përmirësuar atë, duke e specifikuar se do ta “luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

“Derisa ndjej përgjegjësi të partë për detyrën që do ta ushtroj, jam jashtëzakonisht i impenjuar që së bashku me të gjithë kolegët pranë MD-së të punojmë në forcimin e sundimit të së drejtës, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkroi Tahiri në postimin e tij të përmirësuar.

Image