Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia kërkon zgjerimin e territorit të Mitrovicës së Veriut si parakusht për hapjen e urës

petar petkoviq

Foto: Tanjug

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka insistuar në demarkimin e kufijve kadastral si parakusht për hapjen e urës mbi lumin Ibër. 

Petkoviq pas takimit në Bruksel ka insistuar në demarkimin në zonën e Suhodollit. 

“Ne kërkojmë respektimin e marrëveshjes, ku insistojmë demarkimin në zonën e Suhodollit si parakusht për hapjen e urës”, tha Petkoviq nga Brukseli , transmeton “Kossev”. 

Të martën është mbajtur raundi i radhës i dialogut Kosovë – Serbi, në nivel të kryenegociatorëve. 
Petkoviq ka akuzuar se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk ka dashur të ketë takim trepalësh. Ngjashëm Bislimi e ka akuzuar Petkoviqin se nuk deshi takim trepalësh.  

“Ai ka refuzuar të takohet me përfaqësuesit e Beogradit, sepse ne kemi insistuar në tema si AKS-ja, shërbime postare dhe çështjet e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Paramendoni kur ai nuk do të flasë për këto gjëra të rëndësishme”, tha Petkoviq. 

Edhe Petkoviq-Sorensenit: Pa hapa konkretë për Asociacion, s’ka përparim në dialog Arbëri Petkoviq-Sorensenit: Pa hapa konkretë për Asociacion, s’ka përparim në dialog

Petkoviq e Bislimi patën takime dypalëshe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. 

Petkoviq tha se ia ka prezantuar Lajçakut masat e paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 

“Këto janë masa mbrojtëse gjithëpërfshirëse për popullin serb në Kosovë dhe masa për të ringjallur procesin e dialogut që na duhet dëshpërimisht. Vetëm përmes dialogut mund të gjejmë një zgjidhje kompromisi”, tha Petkoviq. 

Ai po ashtu tha se ia ka dorëzuar Lajçakut “listën e të gjithë serbëve të arrestuar, të burgosurve politikë”. 

“Edhe pse kemi pasur garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja se askush që ka qenë në barrikada nuk do të arrestohet, ka ndodhur e kundërta”, tha Petkoviq. 

Edhe Sorensen thotë se dialogu vazhdon kur palët të jenë gati Arbëri Sorensen thotë se dialogu vazhdon kur palët të jenë gati

Petkoviq ka thënë se sot do të ketë edhe një takim me përfaqësuesit e NATO-s lidhur me urën mbi lumin Ibër. 

“Do të flasim për temën e urës, por nga prizmi i sigurisë, sidomos për të vënë në dukje, në një prezantim të veçantë, të gjitha rreziqet që ekzistojnë nëse Kurti fillon ta hapë urën në mënyrë të njëanshme. Kjo është e pamundur, sepse NATO është e pranishme në atë urë dhe prandaj është e rëndësishme të bisedohet me ta”, tha Petkoviq.