Arbëri

Rohde mbështet linjat e kuqe të KFOR-it për urën mbi lumin Ibër, bën thirrje për shtensionim

Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë të mërkurën se i mbështet plotësisht linjat e kuqe të KFOR-it, për urën mbi lumin Ibër. 

Rohde ka thënë se “veprimet e njëanshme të vitit të kaluar që çuan në lëndimin e ushtarëve të KFOR-it dhe të civilëve” s’duhen përsëritur. 

Ai ka thënë se duhet marrë parasysh këshillat e ndërkombëtarëve dhe ka shtuar se mirëpret koordinimin që ka përmendur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.   

KFOR-i ka insistuar se çdo vendim në lidhje me urën mbi lumin Ibër duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. Ka insistuar se çështja e urës duhet të diskutohet në Bruksel.  

“Mbështesim plotësisht NATO_KFOR dhe vijat e saja të qarta të kuqe përfshirë edhe ato lidhur me urën e Mitrovicës. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar, që shkaktuan lëndime të ushtarëve të KFOR-it + civilëve, nuk duhen përsëritur. Këshillat ndërkombëtare duhet të merren parasysh. Nevojitet depërshkallëzim i retorikës; mirëpres koordinimin e përmendur prej kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.