(E përditësuar 12:55) - Arben Hajrullahu është zgjedhur rektor i ri i Universitetit të Prishtinës. Ai mori gjashtë vota në rundin e parë, nga pesë sa ishin të nevojshme.
Hajrullahu është profesor i shkencave politike në UP.
Fillon procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e rektorit në UP
Ka filluar intervistimi i kandidatëve për pozitën e rektorit në Universitetin e Prishtinës.
Pozitën e rektorit e synojnë Arben Hajrullahu, profesor në Fakultetin Filozofik, Eda Vula, profesoreshë në Fakultetin e Edukimit, Isak Shabani, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike e Kompjuterike dhe Lidvana Spahiu, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë. Ky është konkursi i dytë për zgjedhjen e rektorit. Ky proces dështoi në muajin korrik, pasi asnjë nga kandidatët nuk mori shumicën e votave nga anëtarët e Këshillit Drejtues.
Edhe
APK: Rektori i UP-së dhe dekani i Juridikut në konflikt interesi gjatë sanksionimit të Hasanit
Pozita e rektorit parasheh mandat katërvjeçar, me mundësi të rizgjedhjes edhe për një tjetër.
Aktualisht pozitën e rektorit e mban Qerim Qerimi. Ai këtë pozitë e fitoi në vitin 2022, pasi rektori i atëhershëm Naser Sahiti u shkarkua nga Këshilli Drejtues me arsyetimin se nuk tregoi performancë të mirë në menaxhim.
-
Azemi thotë se u takua me rektorin për pagat, por se ai u largua “i frustruar” nga takimi
-
Hasani: Avni Puka po e përdor Senatin përmes rektorit për presion ndaj meje
-
Në përvjetorin e UP-së më shumë u fol për kaluarën heroike, sesa për rolin e ri
-
Nxënës të 5-sheve dështojnë t’i zgjidhin detyrat e provimit për t’u pranuar në UP