Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Zana Spahiu, ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Kjo u bë e ditur nga vetë mediumi, e vendimi u tha se është marrë “pas zhvillimeve të fundit në lidhje me publikimin e një lajmi në Televizionin Publik”.
Dorëheqja e saj do të jetë efektive nga 30 korriku.
Spahiu e ka marrë këtë detyrë më 7 korrik, pasi kishte dhënë dorëheqje Shkumbin Ahmetxhekaj.
Gjatë së enjtes është dorëhequr edhe Jeton Musliu, redaktor në RTK.
Artikuj të ngjashëm
-
Punëtorët e RTK-së nga e hëna në grevë dyorëshe çdo ditë
-
Qeveria ndan më shumë se 2 milionë euro për RTK-në
-
Sindikata paralajmëron për “paralizim funksional” të RTK-së
-
Sindikatat e RTK-së alarmojnë krizë pagash pas ekzekutimit të mbi 1 milion eurove nga përmbaruesi
-
Votohen anëtarët e Bordit të RTK-së