Veriu

Intervistohet bashkëshortja e Radoiçiqit

Milan Radoiçiq & gruaja e tij

Milan Radoiçiq & gruaja e tij /KP

(E përditësuar - 16:40) - Ka përfunduar intervistimi i bashkëshortes së gruas të organizatorit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha KOHËS se ajo është intervistuar në stacionin e Policisë në veri dhe më pas është liruar.

“Po, ka përfunduar intervistimi. Ajo është liruar pas intervistimit”, ka thënë shkurtimisht Elshani.

Elshani i ka thënë gjatë ditës KOHËS se ajo është intervistuar në prani të avokatit.

“Konfirmojmë se në Mitrovicë të Veriut është duke u intervistuar ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka thënë Elshani.

Policia e Kosovës kishte bastisur dhe sekuestruar pronat e Radoiçiqit në veri disa ditë pas sulmit në Banjskë më 24 shtator.

Radoiçiqi kishte pranuar se ka organizuar sulmin paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Ishte ndaluar në Serbi, por menjëherë u la i lirë. Është në listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i. 

LEXO EDHE: