Të zbrazur dhe të sanksionuar e ka konsideruar Kosovën kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për tri vjetët e qeverisjes së Albin Kurtit.
Në një tubim me mërgimtarë në Gjenevë, Abdixhiku është shprehur se qytetarët janë mashtruar e këtë mashtrim iu ka bërë thirrje t'ua“kthejnë me përbashkim në LDK”.
“Le ta themi qartë e zëshëm, Kosova pas tre vjetëve e gjysmë qeverisje është e izoluar, është e sanksionuar, është në zbrazje e zvogëlim popullsie, është pa investime, është pa perspektivë arsimore, shëndetësore e ligjore. Para një zymtësie e një trishtimi të tillë, patriotët e mëdhenj, të djathtit e mëdhenj nuk mund të qëndrojnë spektatorë”, ka deklaruar ai.
Abdixhiku ka shtuar se LDK-ja ka pranuar mbështetje “deri në fitoren e madhe të së djathtës shqiptare”.
“Le t’i japim vetes një familje të fortë politike, e t’i japim Kosovës, fëmijëve tanë, e gjeneratave të tjera një të ardhme euroatlantike”, ka shtuar ai.
-
Abdixhiku në mbyllje të fushatës: Pa LDK-në s’ka stabilitet institucional
-
Abdixhiku: Gjashtë vjetët e qeverisjes së VV-së sollën pasoja katastrofike
-
Abdixhiku: Kosova në udhëkryqin më të madh politik e ekzistencial
-
Abdixhiku: Qeveria mashtroi, varfëroi dhe izoloi një popull të tërë
-
Abdixhiku: 3 vjet dështim të Qeverisë, pa projekte madhore e forcim të shtetësisë