Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Njeriu i afërt i Vulinit arrestohet në Leposaviq

Marko Knezheviq & Aleksandar Vulin (KOHA/Ilustrim)

Marko Knezheviq & Aleksandar Vulin (KOHA/Ilustrim)

Policia e Kosovës të mërkurën në mbrëmje ka arrestuar Marko Knezheviqin, njeriun e afërt të ish-shefit të Shërbimit Sekret të Serbisë, Aleksandar Vulin. Ai u arrestua në Leposaviq nën dyshimin për “vjedhje identiteti” dhe “pajisja e qasjes”.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Ky person ka dy identitete – një për dokumente serbe dhe tjetri për dokumente të Kosovës”, ka thënë Elshani për “KoSSev”.  

Knezheviq është ndaluar për 48 orë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur disa materiale që ndërlidhen me rastin.

Edhe Sveçla për kërcënimet e Vulinit: Ndërkombëtarët të kenë vëmendjen e plotë Arbëri Sveçla për kërcënimet e Vulinit: Ndërkombëtarët të kenë vëmendjen e plotë

Ndonëse për momentin zyrtarisht akuzohet për “vjedhje të identitetit”, Elshani ka thënë se ekziston mundësia që vepra të riklasifikohet varësisht nga rrjedha e mëtutjeshme e hetimeve.

“Dyshohet se i ka marrë të dhënat dikujt, por do të shohim nëse nuk është kështu do të ndryshojë kualifikimi i veprës penale”, ka thënë ai.

Knezheviq për disa vite punoi për rrjetin “Most” si gazetar, përkatësisht anëtari i bordit mbikëqyrës të këtij rrjeti.

Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Vulinit kur ishte drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën. Në kohën kur Vulini drejtori këtë zyrë, Knezheviq ishte përgjegjës për marrëdhëniet me mediat. Gjithashtu, është pjesë e partisë së Vulinit, Lëvizja Socialiste, e cila është në pushtet në Serbi.

Edhe MPJD-ja kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë pas arrestimit të shtetasit të Kosovës LAJMET E MBRËMJES MPJD-ja kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë pas arrestimit të shtetasit të Kosovës

Vulini është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

LEXO EDHE: