Arbëri

Kurti pas takimit me O’Brien: Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së

James O'Brien dhe Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është gjithmonë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas takimit të së mërkurë mbrëma me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Kurti në “X” ka njoftuar se në takim kanë diskutuar për respektimin dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik të Kosovës.

“U takova me Jim O'Brien dhe ambasadorin Hovenier dje. Diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë. Ne do t'i jemi gjithmonë mirënjohës SHBA-së për rolin dhe mbështetjen për Kosovën në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE: