Ambasada e Britanisë në Kosovë ka shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe dhe një numri të politikanëve të pavarur serbë të Kosovës që të bojkotojnë votimin e së dielës për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore të Kosovës.
Në një përgjigje për KOHËN, Ambasada ka thënë se kjo është goditje për demokracinë përfaqësuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLista Serbe kishte ftuar për bojkotimin e votimit. Në votimin e së dielës në total dolën pak më tepër se 250 votues në katër komunat veriore dhe votimi u konsideruar si i dështuar.
“Bojkoti është pengesë për demokracinë përfaqësuese. Por, votimi është kryer në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me ligjin. Rezultati nënkupton se katër kryetarët do të vazhdojnë të kryejnë mandatin e tyre dhe u bëjmë thirrje t’i kryejnë detyrat duke pasur në mendje nevojat dhe interesat e komuniteteve të tyre”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.