Mot kryesisht me diell pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
“Meteo Kosova” ka njoftuar se vende-vende do të ketë edhe vranësira dhe reshje të pakta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 17 gradë Celsius.
“Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në regjionin e Gjakovës mund të jetë kohë pas kohe e fuqishme, me shpejtësi prej 15-42 km/h”, thuhet tutje në njoftim.