Arbëri

Skenderaj ankohet për përjashtim nga Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Komuna e Skenderajt ka thënë se këtë vit është përjashtuar nga Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të mbahet më 5,6 dhe 7 mars.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo komunë, thuhet se është hera e parë që është lënë jashtë organizimit të Epopesë së UÇK-së që mbahet në territorin administrativ të kësaj komune.

“Komuna e Skenderajt gjithmonë ka qenë pjesë e organizimit të Epopesë dhe me punë, angazhim e përgjegjësi të lartë ka kryer detyrat e saj për mbarëvajtjen sa më të mirë gjatë gjithë viteve të kaluara, duke treguar bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha qeveritë qendrore nën patronatin e të cilave organizohet ky shënim”, thuhet në njoftim.

Kjo komunë më tej ka thënë se do të vazhdojë të me ngjarjet që do të shënojnë aktivitetet e shumta që do të bëhen të ditura të premten.