Arbëri

Një kontingjent i ri turk i KFOR-it arrin në Kosovë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se të mërkurën ka mbërritur një kontingjent turk.

Në komunikatën e KFOR-it thuhet se ky kontingjent do t’i zëvendësojë një njësi të trupave italiane të dislokuara më parë, si pjesë e Forcave Rezervë të caktuar për KFOR-in.

“Dislokimi i kontingjentit turk pasqyron përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar ofrimin e një mjedisi të sigurt për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Është gjithashtu një demonstrim tjetër konkret i angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor", thuhet në njoftim.