Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë ka zhvilluar takim bilateral me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih të premten.
Armenia nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj qëndrimit të Armenisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Ai tha se Republika e Kosovës i ka të përbrendësuara vlerat e Këshillit të Evropës dhe se krahas kësaj organizate, synon anëtarësimin edhe në NATO”, thuhet në njoftim.
Kryeministri armen, sipas njoftimit, ka theksuar rëndësinë dhe simbolikën e këtij takimi të parë mes dy kryeministrave, teksa ka shprehur interesim për bashkëpunim ekonomik dhe për mundësitë që ofron Kosova në investime.
Edhe
Kurti takohet me kryeministrin e shtetit që s’e njeh Kosovën, bisedojnë për rritje të bashkëpunimit
“Në këtë drejtim, mes tjerash, Kryeministri Kurti veçoi sektorin e energjisë. Interesim dhe gatishmëri të dyanshme kishte edhe për bashkëpunim në fushën e kulturës, filmit, turizmit dhe edukimit”, thuhet mes të tjerash në njoftim.
Kurti më herët takoi edhe të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
-
Kurti kërkon statusin e kandidatit në takim me Costan: Kosova e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së
-
Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn
-
Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Liderët evropianë në Armeni për samitin e Komunitetit Politik Evropian, marrin pjesë Kurti e Rama