Kosova ka lëshuar mbi 3,600 leje të punës për shtetasit e huaj përgjatë vitit 2023.
Instituti GAP ka njoftuar se krahasuar me vitin 2022, ka pasur një rritje prej 22.4 për qind të numrit të lejeve të lëshuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendet e origjinës së qytetarëve që kanë marrë leje pune në Kosovë gjatë vitit të kaluar prin Turqia dhe Bangladeshi.
Sipas statistikave të publikuara nga ky institut, 1,004 shtetas turq kanë marrë leje pune vitin e kaluar, 722 shtetas të Bangladeshit, 465 shtetas serbë e 440 nga Shqipëria.
Numër më i ulët i punëtorëve është regjistruar nga Maqedonia e Veriut me gjithsej 211, 144 nga Shtetet e Bashkuara, 70 nga Filipinet, 61 nga Gjermania e 43 nga Mali i Zi.
