Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se Këshilli i Përgjithshëm i saj të mërkurën do të vendosë për koalicion parazgjedhor më Nismën Socialdemokrate.
“Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot vendos për koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftim thuhet se pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në ora 18:00 do të mbahet konferencë për media në selinë e AAK-së në Prishtinë.
KOHA nga burime të saj ka marrë vesh se marrëveshja për koalicion tashmë është arritur dhe se sot vetëm pritet të bëhet zyrtare.