Arbëri

Fletarresti ndaj Jarediqit, Dugolli: Ky ishte integrimi i serbëve që pretendohej se solli marrëveshja e 2013-s

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka reaguar pas raportimeve që edhe Uglesha Jarediq, ish-shef i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, është në mesin e 20 personave të cilët janë në listën e të shpallurve në kërkim nga INTERPOL-i.

Ai ka thënë se personat si Jarediq janë paguar me taksat e qytetarëve të Kosovës, ndërkohë që kanë punuar kundër shtetit të Kosovës.