1 perditesime
Arbëri

Qeveria subvencionon punësimin e viktimave të dhunës në familje

Qeveria subvencionon punësimin e viktimave të dhunës në familje
Foto: Alban Bujari / KOHA
13:42

Qeveria subvencionon punësimin e viktimave të dhunës në familje

Qeveria e Kosovës ka prezantuar veçorinë e re e skemës “Qeveria për Familjet” e cila ka për qëllim punësimin e viktimave të dhunës në familje. Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, punësimi realizohet përmes subvencionimit të 70% të pagës bruto të të punësuarave për gjashtë muaj me radhë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u takuan sot me përfaqësues të organeve ligjvënëse, strehimoreve, Qendrave për Punë Sociale dhe organizatave ndërkombëtare të cilat operojnë në Kosovë, nga ku u lansua kjo veçori e re.

Në lansimin e kësaj nisme, Kurti vendosi theks të veçantë tek suksesi i skemës “Qeveria për Familjet” përmes së cilës 2,377 familje të cilat nuk kishin asnjë të punësuar tashmë kanë së paku një të punësuar. Kurti gjithashtu përmendi punën e Qeverisë në përkrahjen e grave gjatë pandemisë ku ndër të tjera shprehu se “Qeveria ka përkrahur punësimin dhe vetëpunësimin e grave në një kohë izolimi dhe pasigurie”.

Haxhiu theksoi se “nisma për punësimin e të mbijetuarave të dhunës ka për synim fuqizimin ekonomik të grave, sidomos atyre të cilat detyrohen të qëndrojnë në vendbanimet ku ka ndodhur dhuna - Ministria e Drejtësisë ka databazën e këtyre grave dhe këto të dhëna do të shërbejnë përgjatë zbatimit të masës”.

Murati shprehu se “punësimi i grave viktima të dhunës do të bëhet në atë mënyrë që ta ruajë konfidencialitetin dhe integritetin e grave”. Gjithashtu, Murati deklaroi se përveç integrimit në tregun e punës, të mbijetuarat e dhunës do të prioritizohen nëpër Qendrat e Aftësimit Profesional ashtu që të trajnohen profesionalisht dhe të jenë sa më të gatshme për tregun e punës.

Ky takim vazhdoi me një diskutim të hapur me të pranishmit ku ndër të tjera u diskutuan edhe politikat të cilat do të zbatohen në të ardhmen në shërbim të viktimave të dhunës.

09:42

Lansohet masa e punësimit për gratë e mbijetuara nga dhuna

Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, u lansua "Masa e Punësimit për Gratë e Mbijetuara të Dhunës". Me këtë rast kryeministri Albin Kurti, tha se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale.

Kurti tregoi edhe procedurat e punësimit përmes kësaj skeme, të grave të cilat janë viktima të dhunës në familje. Ai me tej ka sqaruar se Ministria e Financave do ta subvencionojnë pagën prej 70 për qind për gjashtë muaj.

“Pavarësia ekonomike e grave është shkallë e rëndësishme e sigurisë dhe mirëqenies. Për këtë kemi zbatuar një mori masash. Në kohën e pandemisë kur grave sipërmarrëse u ofruam kredi për investime që ta kenë të lehtë operimin në treg. Vitin e kaluar siguruam që secila familje të ketë të ardhme më të mirë dhe përfituan mbi 2 mijë familje që nuk e kishin asnjë të punësuar. Të gjitha gratë që janë të dhunuara, do të mund të jenë përfitues të kësaj mase. Pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të angazhohen te bizneset që ofrojnë punë. MPFT do ta subvencionojnë pagën prej 70 për qind për gjashtë muaj. Kur gratë janë në gjendje ta sigurojnë mbijetesën e kanë më të lehtë të kalojnë sfidën që e kishin pasur”, tha Kurti./EO