Arbëri

Deputetët përplasen në Komisionin për rezervat shtetërore

Foto: KSP
 

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, nuk ka gjetur dakordim në mbledhjen e së hënës për të miratuar planin e punës. Anëtarët e komisionit nga pozita dhe opozita u përplasën sërish rreth vonesave të konstituimit të këtij komisioni dhe për kohëzgjatjen e mandatit të tij. Kësisoj, nuk u hodhën fare në votim miratimi i planit të punës dhe angazhimi i ekspertëve, derisa u vendos që të gjenden një kompromis dhe të organizohet një punëtori dyditore gjatë kësaj jave për finalizimin e planit të punës.

Anëtari i komisionit, deputeti i LVV-së, Driton Hyseni, tha se plani i punës nuk mund të bëhet vetëm nga opozitarët, por duhet të merren kërkesat edhe të deputetëve të mazhorancës.