1 perditesime
Arbëri

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, aksioni simbolik para seancës për vrasjen e Liridona Ademajt

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, aksioni simbolik para seancës për vrasjen e Liridona Ademajt
10:11

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, aksioni simbolik para seancës për vrasjen e Liridona Ademajt

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, kanë mbajtur një aksion simbolik para hyrjes së Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I gjithë aksioni është mbajtur para nisjes së seancës gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, me pankartën “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Trina Binaku nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka thënë se nuk do të qëndrojnë të qetë, përderisa burrat dhunojnë e vrasin vajza dhe gra.

Ajo ka shtuar se vendi nuk mund të ketë paqe përderisa gratë çdo ditë përjetojnë luftë.

Binaku tha se të martën duke filluar nga ora 18:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur një protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

08:21

Vrasja e Liridona Ademajt, aksion simbolik para gjykatës

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, do të organizojnë një aksion simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë të dielën, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.

KMVP-ja bashkë me aktivistë feministë të pavarur, do të organizojnë aksionin simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore.

Seanca pritet të fillojë sot në orën 9:30.

Kurse, të martën duke filluar nga ora 18:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur një protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, thuhet në njoftim. /KSP