Arbëri

Abdixhiku: Fati i Kosovës së pavarur është në duar të mohuesve të vetë shtetësisë

Lumir Abdixhiku

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka theksuar se fati i Kosovës së pavarur e sovrane është në duart e mohuesve të shtetësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Qeveria po e shkel shtetin.

“Ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit? Republika e Kosovës, sot udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj. Fati i projektit më të madh shqiptar, ‘Kosova shtet i pavarur e sovran’ është në duar të mohuesve të vet shtetësisë. Prandaj betimi mbi Republikë është farsë. Prandaj shkelja e Kushtetutës bëhet zakonshmëri. Sepse mosbesimi ndaj Kosovës është bindje. Këta kanë atdhe të dytë. Ne kemi vetëm Kosovën”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka reaguar pas një deklarate të ministrit Liburn Aliu në një televizion, i cili u thirr në idenë e bashkimit kombëtar duke thënë se Kosova është projekt i përkohshëm.

“Sepse Kosova është e përhershme”, ka shkruar në fund Abdixhiku.