Arbëri

Osmani pret në takim Hovenierin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

 

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në Kosovë.

Presidenca ka njoftuar se në këtë takim që është cilësuar i rregullt, është diskutuar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.