Arbëri

Për “Kosovë e Re”, në fund të marsit vijnë në Kosovë drejtorët e BB-së

 

Tetë drejtorët ekzekutivë të Bankës Botërore në fund të marsit priten ta vizitojnë Kosovën, ka thënë në “Ekonomia me Erëzën” të KTV-së, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Arsyeja e kësaj vizite, sipas Stavilecit, është që t’i paraprijë vendimit që më pas do ta marrë Banka Botërore lidhur me mbështetjen e mëtutjeshme dhënë projektit “Kosova e Re”.