Arbëri

Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për “paga dhe shtesa” për muajin nëntor

 

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen elektronike” të mbajtur të mërkurën, ka ndarë 7 milionë e 54 mijë euro për “paga dhe shtesa” për muajin nëntor.

Në mbledhjen e Qeverisë po ashtu është miratuar për shqyrtim kërkesa për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të P.SH IGK “Ballkanit” të dikurshëm, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.