Arbëri

Blinkeni kthen fokusin te tensionet Kosovë-Serbi në takimin me ministrat e Jashtëm të NATO-s

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka kthyer vëmendjen te Ukraina, NATO-ja dhe Ballkani Perëndimor pas javësh fokusi intensiv në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza, raportoi të martën “PBS News”.

Në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të NATO-s që do të mbahet në Bruksel, aleanca do të riafirmojë mbështetjen e saj për mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë, do të shqyrtojë mënyrat e zbutjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të shikojë përgatitjet për 75 vjetorin e NATO-s vitin e ardhshëm.