Arbëri

Nga Prishtina, Erzen Zyberaj mbërrin në Tiranë me vrap për mbi 24 orë

Descriptive Text

Atleti kosovar, Erzen Zyberaj ka mbërritur në Tiranë nga Prishtina pas mbi 24 orësh vrapimi.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja “Maraton Albania” në Facebook derisa ka publikuar një video ku shihet Zyberaj duke vrapuar me flamur në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë.

“Mbërritja me suksese nga Skënderbeu i Prishtinës deri sheshin Skënderbe në Tiranë e maratonomakut Erzen Zyberaj. Jemi shumë të lumtur që morëm pjesë në mbylljen e kësaj gare”, thuhet në postim.

Ai është nisur nga sheshi "Skenderbeu" në Prishtinë të martën.