Arbëri

Konjufca dhe ministrat bëjnë homazhe te shtatorja “Heroinat”

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, nënkryetarja Saranda Bogujvci, ministrja e Drejtësisë, Abulena Haxhiu dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe pranë memorialit “Heroinat”.

Po ashtu, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur lule pranë këtij memoriali në kuadër të fushatës globale 16 ditë të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore.