Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

40 mijë euro për rinovimin e sallës së edukatës fizike të gjimnazit

Qeveria komunale e Prizrenit ka miratuar konkluzionin për lejimin e shpalljes së tenderit për renovimin e sallës së edukatës fizike të gjimnazit “Gjon Buzuku”, objekt ky që muaj më parë qe mbyllur nga inspektorati për mungesë të kushteve elementare sanitare.

Për realizimin e këtij projekti në buxhetin komunal janë planifikuar 40 mijë euro, derisa në një shkresë të Drejtorisë Komunale të Arsimit theksohet se ky projekt do të realizohet brenda disa viteve,varësisht nga sigurimi i fondeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“DKA-ja kërkon nga Zyra e Kryetarit të Komunës që të nxjerrë një konkluzion për lejimin e shpalljes së tenderit për “Ndërtimin (rinovim dhe rikonstruktim) e sallës së edukatës fizike, shkolla e mesme “Gjon Buzuku” në Prizren, sipas planifikimit të investimeve kapitale për vitin 2017. Për vitin 2017 është i planifikuar buxheti në vlerë prej 40 mijë eurosh, (10 mijë nga granti qeveritar dhe 30 mijë nga të hyrat vetjake), që nënkupton se ky projekt do të realizohet brendadisa viteve, varësisht nga sigurimi i mjeteve financiare”, shkruan në propozimin e drejtorit të Arsimit, Zahadin Shemsedini, që është dërguar te kryetari Ramadan Muja. Ky i fundit në mbledhjen e qeverisë komunale ka miratuar kërkesën për lejimin e shpalljes së tenderit.

“Salla e edukatës fizike në gjimnazin “Gjon Buzuku” është e amortizuar dhe ka nevojë për intervenim”, ka thënë Muja, me këtë rast. Në tetor të vitit të kaluar gazeta pati raportuar se Inspektorati i Komunëssë Prizrenit pati marrë vendim që ta mbyllte sallën e edukatës fizike në gjimnazin “Gjon Buzuku”, për shkak se kjo hapësirë nuk i përmbushte kushtet elementare sanitare, që nxënësit t;i zhvillonin aktivitetet fizike.

Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Bujar Hasani, pati theksuar se vendimi për mbyllje të sallës është marrë pas inspektimit të ndërtesës në fjalë.

“Inspektorët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se aty nuk ekzistojnë kushtet për zhvillimin normal të aktiviteteve fizike nga nxënësit e shkollës. Janë dhënë edhe vërejtjet specifike në procesverbal. Në bazë të këtij njoftimi është marrë edhe vendimi për mbylljen e sallës së edukatës fizike të gjimnazit “Gjon Buzuku”, pati thënë Hasani. Ndërsa drejtori Komunal i Arsimit, Zahadin Shemsidini, pati konfirmuar mbylljen e kësaj salle, duke e quajtur të drejtë vendimin e Inspektoratit.