Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

4 të vdekur në Shqipëri nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Katër persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e koronavirusit.

Personat e vdekur janë një 58-vjeçare nga Kurbini, një 71-vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61-vjeçar nga Durrësi dhe një 67-vjeçar nga Fieri.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas, raporton tch.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Edhe Katër të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën Arbëri Katër të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri ka pasur 41709 testime për COVID-19, prej tyre, 5396 raste pozitive, 2961 janë shëruar dhe 2274 janë raste ende aktive.