Arbëri

Murati: 7786 të rinj janë punësuar nëpërmjet “Superpunës”

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se 7786 të rinj janë punësuar nëpërmjet skemës “Superpuna”.

Murati në një postim në Facebook ka thënë se 3914 vajza e 3872 djem kanë përfituar nga skema.

Ai ka thënë se në total janë 5 mijë e 832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.

“Në total janë 5,832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve. Qeveria për Rininë! Qeveria për Ekonominë!”, ka shkruar Murati në Facebook.