Arbëri

Ambasadori francez për liberalizimin e vizave: Rrezik nëse s’dëgjohet mesazhi i Macronit

 

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka komentuar deklaratën për vizat të presidentit Emmanuel Macron, në Shqipëri në mes të tetorit.

Gjatë një konference për media, Macroni pati deklaruar se Franca ka humbur besimin dhe se po pret lëvizje nga Kosova e Serbia për kthimin e tij, duke shtuar se liberalizimin e vizave nga 1 janari 2024, Franca e ka bërë si gjest mirëbesimi ndaj Kosovës. Deklarata fillimisht ishte interpretuar si pezullim i menjëhershëm i liberalizimit, e më pas si kërcënim për Kosovën.