Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se marrëdhëniet diplomatike me Palauin janë rikthyer pas pesë vjetësh.
“Pas pesë viteve, rikthehen marrëdhëniet diplomatike me Palaun”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, me përfaqësuesin e Republikës së Palauit.
Në janar të vitit 2019 ishte raportuar se Republika e Palauit do ta shqyrtojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kështu thuhej në notën që kryetari i Palauit, ia kishte dorëzuar ministrit serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.
Në notë, siç raportonin mediat serbe, theksohej se ky shtet ka marrë vendimin që sërish ta shqyrtojë pozicionin e vet lidhur me statusin e Kosovës.
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik
-
Hiqen vizat për pasaportat diplomatike mes Kosovës e Panamasë, nisin diskutimet për liberalizim
-
BE-ja pret një “fillim të ri” në raportet me Kosovën
-
Kallas pas formimit të Qeverisë paralajmëron takim në dialogun Kosovë-Serbi
-
Osmani takon kryeministrin e shtetit për të cilin Vuçiqi thoshte se e ka çnjohur Kosovën