Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur për situatën në veri të Kosovës.
Ai në një intervistë për “Welt” ka thënë se situata e tensionuar në Ballkanin Perëndimor po e alarmon NATO-n.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Situata në Kosovë është shkak për shqetësim të madh”, tha Stoltenberg. “Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet”, ka thënë ai.
Dy javë më parë, grupe të dyshuara serbe të afërta me qeverinë në Beograd sulmuan policët kosovarë në veri të vendit dhe vranë një oficer. Ndërkohë, trupa shtesë serbe janë grumbulluar edhe në kufirin me Kosovën.
Stoltenberg ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Kjo është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet”, ka thënë ai.