Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla: Në sulmin në Banjskë mori pjesë bashkëpunëtori i afërt i djalit të Vuçiqit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në kuadër të hetimeve për sulmin e 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit, është gjetur dokumenti personal dhe vetura e Milorad Jevtiqit.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se Jevtiq njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtiq gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtiq njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuçiq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar ai.

Sipas Sveçlës, nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuçiqit në Kosovë, katër herë ata kanë qenë bashkë në të njëjtën veturë.

“Milorad Jevtiq është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan. Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”, ka shkruar ai.