Arbëri

Kalendarit të vaksinimit në Kosovë i shtohen edhe tri vaksina

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se e kanë përditësuar kalendarin e vaksinimit dhe se në të janë shtuar edhe tri vaksina të reja.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se i kanë siguruar edhe vaksinën HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës, vaksinën kundër rotavirusit dhe atë kundër pneumokokut e meningjitit.