Arbëri

Osmani: Vuçiqi po përpiqet ta zhbëjë paqen, por nuk do ta lejojmë

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet ta zhbëjë atë që është arritur në rajon së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, por sipas saj, një gjë e tillë nuk do të lejohet.

Osmani në X, dikur Twitter, ka shkruar se liria do të vazhdojë të mbizotërojë në rajon.