Berisha për sulmin terrorist: Skenar i përbashkët i Kurtit, Vuçiqit dhe ndërmjetësve
- 20:56Berisha për sulmin terrorist: Skenar i përbashkët i Kurtit, Vuçiqit dhe ndërmjetësve
- 20:48Berisha: Armatimi i konfiskuar në Banjskë do të asgjësohet pas përfundimit të hetimeve
- 20:42Spahiu: Besoj se Kosova është ndihmuar nga shërbimet inteligjente të ndonjë shteti të fuqishëm
- 20:39Demaku për ditën e sulmit në Banjskë: Ishte pikë kthese për Kosovën në raportet e lënduara me aleatët
- 20:27Berisha për sulmuesit e armatosur: S’janë grup terrorist, por trupa ushtarakë
Berisha për sulmin terrorist: Skenar i përbashkët i Kurtit, Vuçiqit dhe ndërmjetësve
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se sulmi në Banjskë të Zveçanit ishte skenar i përbashkët i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe dy ndërmjetësve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Berisha ka thënë se ky është një skenar që i konvenon të gjithë atyre që ulen në tavolinën e bisedimeve, duke iu referuar Kurtit, Vuçiqit, Borrellit dhe Lajçakut.
“12 orë luftime, nuk u ndez asnjë alarm në ato fshatra. Tani vjen edhe reagimi i Vuçiqit në raport me situatën. Para ca kohe, kur u sulmua KFOR-i në atë tollovinë, dha urdhër për t’u afruar ushtria e Serbisë. Atë ditë nuk e dha. Ky është një skenar i përbashkët i atyre që ulen në tavolinën e bisedimeve. I katër personave që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës. Ata kanë nevojë për një skenar të tillë. Duhet me u rehabilitu si ndërmjetësues evropian dhe me u liru nga presioni për ta bërë Asociacionin që e kanë miratuar në Bruksel, Ohër dhe Bratislavë. Duhet me ble kohë që kjo mos me ndodh derisa të hymë në proces zgjedhor dhe këta diplomatë që kanë dështuar në ndërmjetësimin e çështjes së Kosovës, që kanë marrë nga ‘all in one’ me njohje dhe e kanë kthy marrëveshjen që s’ka as njohje, as ndryshim kushtetues në Serbi dhe e ke një situatë ku asnjëra palë s’i pranojnë detyrimet në marrëveshje”, ka thënë Berisha në “Konfront” të KTV-së.
Berisha ka thënë se “veriu nuk është dashur të sillet në pozitën në të cilën është”.
Ai ka thënë se duhet të tregohte se si u la të largohet “Milan Radojçiqi nga Banjska”.
“E gjitha kjo ishte me kriju kohë e me dhënë imazh sikur Albini po i ndjek këta. Albini s’po i ndjek, negocoi për lëshimin e tyre. Të presim raport zyrta.r Kush e liroj Radojçiqin që po e shfaq Xhelal Sveçla. Kush e lejoi të tërhiqet”, ka thënë Berisha. “Imagjino sikur Bin Ladenin duke e ndjekur gjithë bota, po filmohet aty brenda e lihet të largohet”.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë raport se Radojçiq është plagosur.
“Veriu nuk është dashur të sillet në këtë situatë. Lavdia do të përcjellë veprën e policit që u vra. Por, turpi i historisë do t’i përcjellë këta që kanë krijuar rrethana që polici të flijohej në atë mënyrë”, tha Berisha.
Berisha ka thënë se “po vrapojnë kinezët e Facebookut me e ngrit në diskurs patriotizmin e heroizmin e shokut Albin”.
“Këto janë benefitet që do të ndodhin: lehtësimi i pozitës së atyre që kanë dështuar në diplomatikisht, forcimi i pozitës së Kurtit, blerja e mohës që të mos e bëjë Asociacionin, krijimin e adutit për ta marrë edhe një mandat. Vuçiqi përmes Vulinit i eliminon rrjetin kriminal, rrjet që ka kërcënuar edhe Vuçiqin me vrasje. Ai i solli në Kosovë po të vriteshin do të shpëtonte, e po që s’vriten atëherë prapë ndiqen penalisht, edhe Radojçiqi”, ka thënë Berisha. “I gjithi është skenar”.
Spahiu: Terroristëve iu mundësua korridori që të largoheshin
Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka thënë se sulmuesve në fshatin Banjskë në Zveçan u “ishte ofruar korridor për t’u larguar për në Serbi”.
“Kur i ke parë me aparat, atëherë snajperi i sheh më mirë dhe ka mundur t’i gjuajë. Nuk janë gjuajtur përkundër se janë filmuar, ka qenë marrëveshje me i lënë korridor me ikë”, ka thënë Spahiu në “Konfront” të KTV-së.
Ai ka thënë se ka mundur të ketë qenë marrëveshje mes komandës së Policisë dhe sulmuesve, apo mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë ai ka thënë se në varrimin e policit Afrim Bunjaku u shkel protokolli shtetëror.
“Në varrimin e tij u shkel ligji me të dyja këmbët. Ligji për simbolet në Kosovë, thotë se në varrimet me ceremoni shtetërore, mbulohet kufoma me flamur të Kosovës, e jo me flamur institucional. Trupi i policit u mbulua me flamurin e Policisë së Kosovës”, ka thënë Spahiu.
Berisha: Armatimi i konfiskuar në Banjskë do të asgjësohet pas përfundimit të hetimeve
Deputeti i PKD-së, Hisen Berisha, ka thënë se armatimi që është konfiskuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, do të asgjësohet pas përfundimit të hetimeve.
I pyetur nga analisti politik Nexhmedin Spahiu se çfarë do të ndodhë me armatimin, Berisha ka thënë se do të asgjësohet.
“Arsenali do të jetë si provë derisa të hetohet e shqyrtohet komplet rasti. Pastaj asgjësohet. Këto janë kalibra të gjitha të prodhimit jugosllav, nuk i hyjnë në punë forcës sonë. Kemi teknologji krejtësisht të avancuar, të ndërveprueshme me NATO-n, ky armatim i konfiskuar të bën të ndërveprueshëm me vende që mbajnë armatim rus e kinez. Gjitha këto asgjësohen. Është eliminuar komplet arsenali i UÇK-së e lëre më këto. Aktualisht këto janë prova”, ka thënë Berisha në “Konfront” të KTV-së.
Spahiu: Besoj se Kosova është ndihmuar nga shërbimet inteligjente të ndonjë shteti të fuqishëm
Analisti politik Nexhmedin Spahiu beson se autoritetet e Kosovës kanë pasur informata nga shërbimet inteligjente të ndonjë shteti të fuqishëm se po planifikohet sulm.
Spahiu ka thënë se sulmi i të dielës në Banjskë ishte “vetëm episodi i parë i një seriali”. Por, ai thotë se një armatim i tillë siç u kap në Banjskë të Zveçanit me shumë gjasë ekziston edhe në Zubin-Potok, Mitrovicë të Veriut e Leposaviq. Ai madje ka thënë se mund të ketë edhe më tepër armatim.
“Unë në bazë të kësaj çfarë ka dalë deri tash në opinion, kam krijuar bindjen se këtu ndonjë shërbim inteligjence i ndonjë shteti të fuqishëm e ka pajisur Kosovën me informata për këtë dhe në mënyrë të qëllimshme është lënë të depërtohet e të pritet të bëhet kurth”, ka thënë Spahiu në “Konfront” të KTV-së.
Ai ka thënë se autoritetet e Kosovës mund të kenë pasur informata se po planifikohet sulmi, porse nuk e kanë ditur kohën e saktë.
Ai ka thënë se është fitore shumë e madhe, që në bërthamë është eliminuar një njësit që sapo kishte filluar sulmin.
Por, ai ka thënë se grupi terrorist që sulmoi në Banjskë ka mundur shumë lehtë me mjetet e blinduara e me shenjën “KFOR” e “EULEX” të depërtonte deri në Prishtinë e madje edhe të arrestohen persona.
“Po konsideroj dhe po besoj se këtu na kanë dalë në ndihmë aleatët ndërkombëtarë, se kush nuk e di. Në episodin e parë se kush ishte fitues është evidente dhe është mirë kur ke startin e mirë. Besoj se edhe në Zubin-Potok, Leposaviq e komunën veriore të Mitrovicës mund të gjendet arsenal i tillë apo edhe më i madh se që është gjetur në Zveçan”, ka thënë Spahiu.
Demaku për ditën e sulmit në Banjskë: Ishte pikë kthese për Kosovën në raportet e lënduara me aleatët
Kryeredaktorja e portalit “Periskopi”, Dafina Demaku, ka thënë se sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit ishte pikë kthese për Kosovën në raportet, që ajo i cilësoi të lënduara, me aleatët, duke iu referuar në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Atë ditë kishte koordinim me aleatët tonë. E tha edhe kryeministri në konferencë. Ishte një kthesë për Kosovën në raportet tona me aleatët që ishin të lënduara. Anash interpretimit politik, që ishte agresion ndaj shtetit të Kosovës, pas ditës së parë hidhen disa pikëpyetje. Si ka arritur ky grup i terroristëve të dalë nga Kosova? Diçka shumë e rëndësishme është pamja e nënkryetarit të Listës Serbe, kryebanditit atje në veri, Milan Radojçiq, kur do të shpallet Lista Serbe organizatë terroriste? Është Qeveria e Kosovës që duhet t’i përgjigjet këtyre pyetjeve. Pas një analize që do ta kemi në vijim, do t’i kemi edhe përgjigjet e këtyre pyetje”, ka thënë Demaku në “Konfront” të KTV-së.
Berisha për sulmuesit e armatosur: S’janë grup terrorist, por trupa ushtarakë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka vlerësuar se në bazë të armatimit që është gjetur, sulmuesit e armatosur në Banjskë nuk janë grup terrorist, por siç thotë ai, trupa profesionale të xhandarmërisë serbe që janë të aftë edhe për operacione policore, por edhe ato ushtarake.
Sipas Berishës, këta trupa kanë qenë të sponsorizuar direkt nga Qeveria e Serbisë. Ai habitet se pse Policia e Kosovës nuk e ka futur në listën e armatimeve të gjetura edhe murtajën, që siç thotë deputeti i PDK-së, është artileri e lehtë e këmbësorisë në ushtri.
“Si ka mundësi që të bëhet depërtimi i gjithë atij arsenali armësh, i gjithë atyre trupave dhe veturave të blinduara, ani pse kemi këtu inteligjencën e ndërkombëtarëve, plus njësitet tona. Pamja e armatimit, mirëmbajtja e tyre teknike tregojnë që ato nuk janë armë qe 24 vjet. Në listën e armatimit të gjetur, që e kishte publikuar Policia, nuk ishin futur murtajat. Murtaja nuk i takon një grupi terrorist, por ushtrisë. Është artileri e lehtë e këmbësorisë. Të gjitha këto armatime tregojnë se s’kemi të bëjmë me grup terrorist, por me trupa të xhandarmërisë që është e aftë të kryejë edhe operacione ushtarake edhe policore të sponsorizuar direkt nga Beogradi”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.
Ai ka thënë se në rast se s’ka pasur ndonjë dekonspirim të operacioneve të KFOR-it në veri, atëherë komandanti i misionit të NATO-s në Kosovës duhet të dënohet nga Asambleja e OKB-së.
Berisha ka përshëndetur veprimet e Policisë së Kosovës.
Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë është thënë se kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rashiti: Fondi Sovran ia mundëson shtetit të ndërhyjë në ekonomi

Sveçla: Kushdo që tenton destabilizimin, e ka vendin në burg

Jashari: Danimarka e sheh Kosovën si shtet serioz

Kurti takon përfaqësuesit e QUINT-it: Për mbajtjen e zgjedhjeve duhet marrëveshje ndërshtetërore

Ndasi brenda njësive në shtesa të rrezikshmërisë, policët kufitarë të pakënaqur

Osmani pret në takim Hovenierin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

1 vit pas vrasjes së shtatzënës – rasti pa epilog

Mustafa për Fondin Sovran: Improvizim i kësaj Qeverie, s'është zhvillimor

Hajdari: Manipulimet me çmime po vazhdojnë

Lavrov: OSBE-ja u shkatërrua kur NATO bombardoi Serbinë dhe mori Kosovën

Dëshmitari i masakrës së Izbicës tregon tmerrin që pa
