Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i ka shkuar presidentes Vjosa Osmani në takim.
Takimi ka nisur në orën 13:30 dhe po mbahet dy ditë pasi u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë së martës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të sulmuesve serbë ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, e që është edhe pjesë e Listës së Zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Sveçla ka thënë se Radojiçiqi është udhëheqës i grupit terrorist dhe sulmit ku mbeti i vrarë rreshteri Bunjaku.