Arbëri

“Süddeutsche Zeitung”: Arsenali i armëve tregon se ka arsye për prani masive të policisë së Kosovës në veri

 

Gazeta prestigjioze gjermane “Süddeutsche Zeitung” shkruan në një koment se fjalët e Aleksandar Vuçiqit ku shprehu keqardhje për vrasjen e policit në veri të Kosovës i ngjanin gati shpalljes së luftës. Menjëherë pas fjalëve të keqardhjes ai kaloi në sulm kundër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duke thënë se dorasit rezistuan sepse nuk po duronin më “terrorin” e Kurtit. Një skenar i tillë, sipas Vuçiqit, ishte “vetëm çështje kohe”. Një mosarsyetim i vrasjes tingëllon ndryshe, shkruan gazeta.

Pak më vonë Vuçiq i raportoi ambasadorit rus në Beograd mbi “spastrimet brutale etnike”, të cilat Kurti po i organizuaka “me ndihmën e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”.