Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit, vende-vende këto vranësira mund të sjellin shi e shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 19-22 gradë.
Instituti ka shtuar se do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
“E hënë - mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.