Arbëri

Kurti thotë se në dy vjet rritja mesatare ekonomike ishte 7.9 për qind

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rritja mesatare ekonomike në dy vjetët e fundit në Kosovë ka qenë 7.9 për qind.

Kurti në një postim në Facebook, ka thënë se është rritja më e lartë për dy vite rresht që nga Pavarësia. Ai ka shtuar se po vazhdon trendi i rritjes ekonomike edhe këtë vit.