Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lavrov: BE-ja s’dëshiron ta detyrojë Prishtinën që ta formojë Asociacionin

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB_së ka thënë se Bashkimi Evropian nuk dëshiron ta detyrojë Kosovën që ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se NATO “po i ndihmon shqiptarët e Kosovës që të krijojnë ushtri”, raporton RTS.

“Edhe tash, Bashkimi Evropian nuk dëshiron t’i detyrojë të mbrojturit e tyre nga Kosova që ta përmbushin marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës të arritur në vitin 2013, për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë e M., me të cilin parashihen të drejta të veçanta për gjuhë dhe traditë”, ka thënë Lavrov, transmeton “Ria Novosti”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se “po shkakton shqetësim degradimi i situatës” në Kosovë.

“Dorëzimi i armëve për shqiptarët e Kosovës dhe ndihma e NATO-s për ta formuar një ushtri, shkel rëndë rezolutën bazë 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Lavrov.