Arbëri

Haradinaj: Nga dialogimi për njohje në qendër, sot kemi Asociacionin në qendër

 

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka gabuar në hapa sa i përket dialogut me Serbinë. Sipas saj, nga dialogimi për njohje në qendër, sot po dialogohet për Asociacion të komunave me shumicë serbe në qendër.

Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Haradinaj ka thënë se Kosova ka gabuar në hapa dhe e ka sjellë situatën që të duket dhe të keqpërdoret nga Serbia si e tillë që Kosova kinse po ua cenon të drejtat serbëve të veriut, gjë që sipas saj, nuk është e vërtetë.