Arbëri

Jakaj: Cili është kuptimi i Qeverisë nëse projektligjet shkruhen me të meta kushtetuese

 

Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka konsideruar se një sërë projektligjesh të dërguara në Kuvend nga Qeveria e Kosovës, janë të shkruara me të meta kushtetuese dhe shkelin standardet ndërkombëtare.

Të enjten në emisionin “60 Minuta” në KTV, Jakaj ka thënë se rreth 7 për qind e propozimeve legjislative të dërguara nga Qeveria në Kuvend, janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese.