Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti ia konfirmon Escobarit gatishmërinë për angazhim aktiv gjatë takimit në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të hënën mbrëma se ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku kanë folur për rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të saj.

Kurti me anë të një njoftimi në Twitter, ka bërë të ditur se në këtë bisedë e ka konfirmuar gatishmërinë e Kosovës për t’u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të së enjtes në Bruksel.

Ai gjithashtu ka shtuar se e ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e dhënë.

“Zhvillova një telefonatë me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Escobar. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të shpejtë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Konfirmova gatishmërinë time për t'u angazhuar aktivisht në negociata gjatë takimit të dialogut në Bruksel dhe e falënderova për mbështetjen e SHBA-së”, ka shkruar Kurti.