Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani në Tiranë për dy ditë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të qëndrojë në Tiranë në datat 4 dhe 5 shtator, me ftesë të homologut të saj, Bajram Begaj.

Të shtunën Presidenca e Shqipërisë dha detaje nga agjenda e vizitës shtetërore, “e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Begaj do ta presë Osmanin me ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në orën 10 të datës 4.

Po në datën katër, pas takimit të dy presidentëve do të zhvillohet edhe një takim i zgjeruar mes delegacioneve. Gjatë orës 11:40 – 12:05, dy homologët do të japin një koferencë për shtyp.

Sipas Presidencës, presidentja e Kosovës ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.